Halla e 3-vjeçares që u dhunua nga edukatorja e për pasojë mori fraktura të rënda në këmbë tha se vajza dhe prindërit e saj janë në traumë psikologjike.

 

Për mediat ajo shtoi se nuk mjaftohen vetëm me arrestimin e edukatores duke shtuar se do i çojnë prapa hekurave të gjithë personat që mbuluan krimin.

 

“Jam këtu për të bërë vetëm një thirrje të fundit për prokuroren zonja Silvana Lule. Mora vesh që është arrestuar prokurorja, por unë dhe familja ime nuk do të ndalemi me kaq deri sa të çojmë prapa hekurave zonjën Entela Danushi dhe të gjithë personat që janë të përfshirë në mbulimin e këtij krimi. Vajza ndodhet në spital.

 

Mendoj se ka përmirësim, nga dita e parë e deri sot. Presim që këmba e vajzës të shkojë në vendin e duhur dhe të mos ketë probleme në të ardhmen. Vajza dhe prindërit janë në traumë psikologjike”-tha ajo.

 

Për ngjarjen e rëndë, prokuroria e Tiranës kërkoi arrest me burg për edukatoren Majlinda Dehima. Fill pas kësaj kërkese, policia ka bërë edhe arrestimin e 48-vjeçares e cila akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re