Prindërit e fëmijëve autikë sot para Ministrisë së Arsimit po kërkojnë plotësimin e disa pikave sa i përket mësimdhënies ndaj tyre dhe për këtë po organizojnë një peticion.

Në deklaratë për mediat një nga organizatoret e peticionit u shpreh se nuk është korrekte që vetëm një mësues të merret me 10 fëmijë autikë pasi është pa rezultat për ta, në një kohë që u nevojtien dhe orë shtesë. Ajo u shpreh se do të kryejnë një takim në Ministri dhe se me mbledhjen e 500 firmave ose më shumë do të plotësojnë të gjitha pikat brenda peticionit.

“Mësuesi është për 5 ose 7 fëmijë, një orë në dy ditë që nuk është fare e mjaftueshme. Ka edhe prindër që nuk e deklarojnë që fëmija e tyre është autik pasi kanë frikë nga mentaliteti por nuk e kuptojnë se kjo gjë është shumë e dëmshme për ta.

Ne kemi ngritur një peticion ku kemi disa pika, duhet të vendosen mësues në të gjitha shkollat e vendit për nxenës me këtë spektër, mësuesi mbeshtetës të jetë me arsim special, të shtohet numri i orëve të punës dhe atje ku ka mungesë stafi pra në shkollën special të shtohen mësuesit.

Është një mësues që merret me 10 nxënës me aftësi të kufizuara gjq që nuk mund ta përballojë.
Janë kërkesa minimale dhe nuk kanë ndonjë kosto për sa kohë kontratat janë periodike dhe individuale.

Ministrja e Arsimit na ka thënë që shumë shpejt do të kemi një takim dhe jam kontaktuar dhe nga Godo, ku të parashtrohen dhe kërkesa të tjera në orën 1 sot.

Do të mbledhim 500 firma ose më shumë dhe të gjithë të kuptojnë cfarë është autizmi, nuk është vetëm dicka e dukshme por e padukshmja është akoma më e rrezikshme”.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re