ABC News këtë të martë ka udhëtuar në drejtim të Babicës në Vlorë ku jeton familja e Tefta Malaj, e cila është plagosur nga bashkëshorti i saj 45 vjeçari Taulant Malaj, i cili vrau me thikë të bijën 16 vjeçare dhe një 51 vjeçar italian.

Ndër të tjera gazetari Elton Nika, raporton për ABC News se të afërmit i kanë konfirmuar se prindërit e Teftës janë nisur menjëherë në drejtim të Italisë, sapo kanë marrë lajmin për vrasjen e mbesës 16 vjeçare dhe plagosjen e vajzës së saj.

Të afërmit dhe komshinjtë e familjes së 39 vjeçares janë shprehur se ato janë një familje e qetë dhe njihen si persona të mirë në zonë, nuk kanë pasur asnjë problem me asnjë.

Ndër të tjera ato shprehen se janë tronditur nga një ngjarje e tillë pasi sipas tyre ishte shumë e rëndë.

“Unë i kam njerëz të afërm nga ana e burrit janë shumë njerëz të mirë, nuk kam çfarë të them për këtë ngjarje. Unë kam qenë në Greqi e ikur dhe nuk e di më shumë”, ka thënë ajo.

“Janë njerëz të mirë, i ati ka punuar elektriçist, dhe kudo që ka punuar fjalë të mira. Jo se jemi këtu por dhe të dëgjosh për një tjetër të vjen keq. Është një fatkeqësi shumë e dhimbshme”, ka thënë një tjetër banor.

LEXO EDHE: Vrau vajzën dhe italianin, flasin fqinjët e Taulantit në Selenicë: Ishin familje e mirë, na vjen për të qarë kur e shikojmë

Ndërkohë kujtojmë se më herët ABC News ndodhej në Selenicë në lagjen ku ka jetuar 45 vjeçari para se të emigronte ku sërish banorët e zonës theksonin se e njihnin si një person të qetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re