Duket se frika nga infektimi me sars covid 2 i ka stepur prindërit që të çojnë fëmijët e tyre në urgjencën pediatrike në QSUT edhe pse kanë pasur simptoma të gripit sezonal.

 

NUMILA KUNESHKA

MJEKE KARDIOPEDIATRE, QSUT

Behet triazhimi i pacientëve nedrejtimmtë covid qe do të thotë një fëmijë me temperaturë, që paraqitet në urgjencën e pediatrisë që ka indikacion të shtrohet në spital, por që temperatura nuk ka një vatër të përcaktuar ateherë ky fëmijë shtrohet në spital dhe bëhët tamponi, e nëse del pozitiv ai drejtohet në pavijonin e covid, nëse del negativ shtrohet në pavijonin përkatës.

 

Sa  i përket fluksit të vizitave, mjekja thotë është shume i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Këtë sezon ne shohim më pak urgjënca pediatrike, rreth 100 në 24 orë ndryshe nga e njëjta periudhë e një viti më parë qe ishin 350-400

 

Për shkak të qarkullimit të virozave stinore dhe mundësisë së mbivendosjes së Covid-19, apeli i mjekëve u drejtohet prindërve.

 

Specialistet kërkojnë të bëhet kujdes maksimal dhe te vendosen kontakte të menjëhershëm  me mjekun e familjes për çdo simptomë gripale që mund të shfaqin fëmijët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re