Foshnja Alfie Evans, vdiq sot pasi mjekët tërhoqën mbështetjen e jetesës, pas një beteje të gjatë ligjore dhe një fushatë nga prindërit që morën mbështetje edhe nga Papa Françeskut.

“Fëmija ynë hapi krahët e tij sonte në orën 2:30 të mëngjesit (0130 GMT), ne jemi zemërthyer, faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”, ka shkruar në Facebook nëna e foshnjës, Kate James.

Prindërit e Alfie kishin luftuar për të marrë djalin e tyre, i cili kishte një gjendje degjenerative që iu shkaktua nga disa dëme të pakthyeshme të trurit, nga një spital në Liverpool në Anglinë veriperëndimore për ta dërguar në një klinikë në Romë, por humbën betejën ligjore për këtë të mërkurën pasi gjykata vendosi kundër kërkesës së tyre.  Mjekët veç kishin ndërprerë mbështetjen e jetesës së tij qysh të hënën, duke rekomanduar prindërit për të mos marrë procedura tjera si pasojë e gjendjes së dobët shëndetësore të Alfie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re