Dy adoleshëntë nga Elbasani, një vajzë dhe një djalë, nxënës në shkollën Qemal Haxhiasani, janë zhdukur prej tre ditësh.

 

Deri më tani është bërë me dije se e mitura ka dalë nga shkolla kur ishte koha e pushimit të gjatë, ndërsa kanë qenë shoqet ato që i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.

 

Sipas shoqeve të saj, vajza po kursente para pasi i duheshin për largimin e planifikuar, ndërsa djali nga ana tjetër kishte shitur biçikletën dhe telefonin për të siguruar para.

 

Ndërkohë një taksist, ka deklaruar se i ka sjellë dy të miturit ditën e Hënë në Tiranë, dhe rreth orës 13:00 i ka zbritur në zonën e “Qyteti Studentit”.Dy adoleshentët mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, mirëpo prindërit e tyre nuk kanë qenë dakort gjë e cila ka sjellë dhe largimin e tyre nga shtëpia.