Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim për rritjen dhe arsimimin e tyre. Për herë të parë, nga ky vit, njërit prej prindërve do t’i zbriten 48 mijë lekë, kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale në muajin mars.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thotë se kompensimi nuk do të jepet si vlerë fikse, por do të përfitohet vetëm pas rillogaritjes së tatimit të paguar për 2025.

Skema parashikon që rillogaritja e tatimit të bëhet pasi bazës së tatueshme, nga rroga vjetore e vitit të kaluar, t’i zbriten shpenzimet 48 mijë lekë për rritjen e fëmijëve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re