Të gjitha shkollat në zonat e prekura nga tërmeti kanë rifilluar këtë të hënë procesin mësimor.

 

Por pavarësisht vendimit të Ministrisë së Arsimit ja të gjitha shkollat e kanë filluar mësimin. Në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë prindërit kanë kundërshtuar fillimin e mësimit me argumentin se mungon dokumenti I ekspertimit të godinës nga inxhinierët.

 

Godina e shkollës “Emin Duraku” ka pësuar dëmtime aktualisht në pjesën ku zhvillojnë mësim klasat fillore. Kjo gjë ka bërë që mësimi për nxënësit e klasave fillore të spostohet në klasat e 9-vjeçares.

 

Por vendimi është kontestuar nga prindërit, të cilët kanë firmosur një peticion drejtuar Ministrisë së Arsimit, duke theksuar se nuk do t’i çojnë fëmijët në këtë shkollë deri sa t’u vihet në dispozicion certifikata e sigurisë për gjendjen e fizike të godinës së shkollës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re