Një baba dhe një nënë të tre fëmijëve në Spanjë u shpallën fajtorë për braktisje familjare dhe shkaktim dëmi psikologjik, por u liruan nga akuzat më serioze për rrëmbim gjatë pandemisë së koronavirusit. Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 25 vjet burg.

Të dy prindërit janë shtetas gjermanë, ndërsa nëna është gjithashtu shtetase amerikane. Emrat e tyre nuk janë bërë publikë për të mbrojtur identitetin e fëmijëve: binjakëve nëntëvjeçarë dhe një djali njëmbëdhjetëvjeçar.

Prindërit u urdhëruan të paguanin 30 mijë euro kompensim për secilin fëmijë dhe u privuan nga kujdestaria e tyre për të paktën tre vjet e katër muaj.

Policia arrestoi çiftin në prill të vitit 2025, pasi zbuloi se fëmijët kishin jetuar për vite me radhë në kushte johigjienike në një shtëpi në periferi të qytetit verior të Oviedos, pa ndjekur shkollën.

Javier Muñoz, avokati i nënës, tha se fëmijët shkolloheshin në shtëpi, kishin një “jetë familjare të qëndrueshme” dhe ushqeheshin në mënyrë të mjaftueshme.

Avokati shtoi se çifti, i ndaluar përkohësisht që nga arrestimi, deklaroi se ishte “pjesërisht i kënaqur” me vendimin, por ende po shqyrtonte mundësinë e apelimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re