Vizita e kryeministrit britanik Boris Johnson në një spital të Londrës nuk shkoi siç pritej, pasi qysh në korridor, u sfidua nga një baba i zemëruar për ndryshimet në sistemin shëndetësor (NHS) të iniciuara nga Johnson.

Babai i fëmijës së shtrirë në spital u konfrontua verbalisht me kryeministrin, për shkak se shërbimet që iu ofruan vajzës së tij që është në gjendje të rëndë, ishin shumë më të dobëta se më parë.

“E keni shkatërruar Sistemin Kombëtar të Shëndetësisë, dhe vini këtu të na bëni fushatë”, tha londinezi i identifikuar si Omar Salem.

Ai iu ankua Johnsonit se reparti ku gjendej e bija e kishte zvarritur shërimin, me arsyetimin se “masat e reja qeveritare kufizojnë numrin e mjekëve”.

Johnson tha se nuk kishte planifikuar të përballet me media, por Salem ia ktheu se “nëse nuk ka media, jemi ne”.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje mediatike dhe kritika pozitive në rrjete sociale për qasjen që pati Salem ndaj kryeministrit. Në mesin e ndryshimeve post-Brexit, më së tepërmi pritet të preket NHS-ja dhe politikat e saj shëndetësore. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re