Një rast i pazakontë por me gjasë jo i pari dhe i fundit. Një dermatologe nga Kosova (Dialeta Dauti) ka treguar për RTV21, një ngjarje që i ka ndodhur kohët e fundit. Një vajzë 13 vjeçe kishte ardhur për të bërë fryrje të buzëve, sepse kishte mbrëmjen e maturës. Mjekja dermatologe tregoi se rasti tregon më së miri sesa pak informacion kanë të rinjtë që vendosin të bëjnë ndërhyrje estetike.

“Gjeneratat e reja nuk kanë informacion. Po e tregoj një rast. Unë nuk merrem me fillera e botoksa, sepse nuk e ndjej veten ta bëj atë punë. Unë rregulloj aknet. Ka qenë një prind me një vajzë 13 vjeçare. Me tha kam ardhur t’ja bëj buzët vajzës se ka mbrëmjen e maturës.

I thash kam nevojë të bisedoj. Fola dhe e binda se cilat janë pasojat që mund të ketë fëmija. Fatmirësisht ai u bind, por vajza e tregoi se në treg ka me ble ampula që mundesh me i ble lirshëm. Kjo është një shtytje për t’i kontrolluar këto produkte”-tha mjekja dermatologe

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re