Skip to content

“Prindi1” dhe “Prindi2”, reagon bashkia e Tiranës: Ja si qëndron e vërteta për formularin që shkaktoi zhurmë në media

Formulari që qarkulloi ditën e djeshme në rrjetet sociale, në të cilin fjalët “nënë” dhe “baba” ishin zëvendësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2” për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës është i pavërtetë.

Sipas Bashkisë së Tiranës, në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është “fake news”.

Gjatë njoftimit thuhet se formularët që përdoren nga ky institucion shoqërohen me logon zyrtare të bashkisë së Tiranës.

/faxweb