Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Lushnjës, Eduart Sharka, ka prezantuar disa pika të programit të tij.

djgk

I ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, Sharka tha se prioritet do të kenë infrastruktura dhe bujqësia.

Sharka shtoi se qeveria shqiptare do të jetë e detyruar të financojë projektet e bashkisë, pasi sipas tij, pushteti vendor do të paraqesë projekte serioze dhe të menduara mirë.

Pjesë nga biseda në studio:

Sharka: Projektet në infrastrukturë. Projektet në bujqësi dhe projektet për përkrahjen sociale. Në Lushnjë mendojmë se nuk duhet të ketë të uritur, pasi është një bashki me shumë resurse. Kemi menduar hapjen e mensave sociale. Një risi tjetër që kemi në program është për moshën e tretë. Ne kemi shumë të moshuar të vetmuar. Kemi pasur 2-3 raste në Lushnjë që kanë vdekur dhe lajmi është marrë vesh kur trupi është dekompozuar. Një punonjës social dhe një shëndetësor do t’i vizitojë këta të moshuar, nëse kanë ilaçe apo jo.

Bushati: Unë mendoj se është një mision i pamundur nga koalicioni Meta-Berisha që të hedhin poshtë rilindjen urbane në Lushnjë. Është një diferencë e madhe që PS merr mbi 50 % të votave në Lushnjë. Aq më tepër me reformën territoriale ku shumë komuna të harruara tani janë në vëmendjen e bashkisë.

Sharka: Ju po flisni me një economist. Po flasim për Lushnjën. Kur e nisa diskutimin unë thashë që program im është mbështetur në kompetencat që parashikon ligji për pushtetin vendor. Ju shtruat disa teza dhe thatë që në Lusnjë nuk është e mundur të jetohet. Ne kemi ratifikuar kartën e autonomisë vendore të KE-së që është mbi Kushtetutën tonë. Edhe në Kushtetutë i kemi specifikuar se standartet për qytetarët e Shqipërisë të jenë të barabarta në gjithë Shqipërinë. Unë jam i sigurt dhe i garantoj qytetarët se do të ketë projekte cilësore dhe qeveria do të jetë e detyruar të financojë projektet.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re