Skip to content

Prishen lokale e ambjente biznesi në bregdetin e Radhimës

IKMT ka vijuar aksionin për shembjen e 60 objekteve në vijën bregdetare të Vlorës nga Uji i Ftohtë deri në Orikum.

 

Këtë të hënë aksioni është zhvendosur në zonën e Radhimës. Nderhyrja eshte mbështetur nga forca te shumta policore dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë.

 

Prezenca e tyre në aksion erdhi pas informacineve se pronarët mund te kundershtonin prishjen e bizneseve të tyre.

 

Por deri tani nje gje e tille nuk ka ndodhur.

 

Hapesirat e liruara pritet ti kthehen qytetareve ne sezonin e ardhshem turistik.