Pas afro 20 vitesh, lirohen hapësirat publike që ishin zënë nga lokalet në Durrës.

 

Aksioni i drejtuar nga inspektorati i mbrojtjes së territorit dhe policia Bashkiake  nisi në lagjen 17.

 

Kreu i policisë bashkiake Vasip Çopa tha se shtesat janë ndërtuar ndër vite pa leje nga ana e pronarëve të bizneseve, të cilët kishin zaptuar lulishten e qytetit.

 

VASIP ÇOPA

DREJTOR I POLICISE BASHKIAKE DURRES

Janë të gjitha pa leje. U lajmëruan subjektet. Do vijojmë aksionin në zona të tjera. Ishte e nevojshme ndërhyrja për tua kthyer qytetarëve.

 

Aksioni i ndërmarrë nga autoritetet bashkiake u përshëndet dhe nga qytetarët.

 

Qytetaret

 

1-Janë të gjitha pa leje. U lajmëruan subjektet. Do vijojmë aksionin në zona të tjera. Ishte e nevojshme ndërhyrja për tua kthyer qytetarëve.

 

2-Po shumë mire. Ishte e nevojshme dhe pse i vonuar.

 

3-Drejtësia është një për të gjithë.

 

Pas lagjes 17 autoritetet do të ndalen edhe pranë zonës së mauzoleumit të dëshmorëve, e cila, së bashku me atë në lagjen 17, përbëjnë dy zonat me hapësirat me sipërfaqe më të madhe publike në Durrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re