Dy gra janë dënuar me vdekje në Iran me akuza për “prishje të rendit në tokë” dhe trafikim njerëzor, njoftoi të hënën agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA.

Avokatët dhe një grup i të drejtave të njeriut dolën në mediat sociale për të ndarë imazhet e dy grave, duke thënë se ato ishin aktiviste të të drejtave LGBT dhe të pafajshme.

“Ndryshe nga lajmet e publikuara në internet, të dënuaret mashtronin dhe trafikonin vajza të reja nga vendi duke u premtuar mundësi për arsimim dhe punë, gjë që çoi në vetëvrasjen e disa prej viktimave të tyre”, sipas IRNA.

“Prishje e rendit në Tokë” është një term i përdorur nga autoritetet iraniane për t’iu referuar një game të gjerë krimesh.

Në mars, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei e përshkroi homoseksualitetin si rezultat i një “mungesë morale” të përhapur në qytetërimin perëndimor.

Grupet perëndimore të të drejtave të njeriut e kanë kritikuar shpesh Iranin për trajtimin e çështjeve LGBT. Sipas sistemit ligjor të Iranit, aktet homoseksuale dënohen me vdekje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re