Pas vendimit të qeverisë muaj më parë për pezullimin e lejes së ndërtimit të një HEC-i në Kanionin e Holtes, këtë të premte aksioni qeveritar ka shkuar edhe më tej.

Që në orët e mëngjesit nisi puna për shkatërrimin e digës së ndërtuar për HEC në Kanionin e Holtës.

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se në këtë rast është dëgjuar shqetësimi i ngritur nga qytetarët e Gramshit.

 

Ka nisur shembja e pllakës së betonit ndërtuar në afërsi të kanionit, për ta shndërruar këtë vend të mrekullueshëm në një pikë turistike, duke i rikthyer orgjinalitetin e vet. Çdo ditë më shumë punë, të fokusuar tek qytetarët dhe mbrojtja e interesave të tyre, për të ndërtuar, shkruan më tej në një postim Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në një postim në facebook.

 

Në lidhje me këtë aksion për prishjen e digës në kanionin e Holtës reagoi edhe kryebashkiaku i ri i Gramshit. Klodian Tace falenderoi minitsren Balluku për dhënien zgjidhje të këtij probleme ndërsa premtoi se sa të jetë ai në krye të bashkisë nuk do të lejoje cënimin e asnjë pasurie kombëtare në këtë bashki.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re