48 emigrantë , shumica shqqiptare, u shpëtuan pranë Gjirit të Somme në Francë të tentative për tu larguar drejt Anglisë.

 

Mëngjesin e kësaj të shtune, në orën 06:15 Shoqëria Kombëtare për Shpëtim nga Deti mori sinjalizimin për një defekt që kishte në motor një mjet ujor në brigjet e Baie.

 

Në bord ishin 48 emigrantë që synonin të udhëtonin drejt Anglisë me një varkë 8 metra të gjatë.

 

Ata ishin “kryesisht shqiptarë dhe shumica meshkuj” thone mediat franceze.  Ndërkohë mes të shpëtuarve ishin edhe pesë gra dhe tre fëmijë.

 

Fatmirësisht të gjithë janë pa probleme shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re