Katër ushtarë azerbajxhanas u vranë dhe katër u plagosën në Nago-Karabak, viktimat e para këto që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së paqes. Kësisoj, autoritetet azere dhe armene kanë akuzuar ndërsjelltaz njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit. Armenia nga ana e saj akuzoi fqinjin për fillimin e një ofensive në dy fshatra me “automjete të blinduara” dhe “artileri të rëndë” dhe plagosjen e gjashtë ushtarëve armenë.

“Pas disa orësh përplasjesh, armiku arriti të hynte në fshatin Khin Takher dhe t’i afrohej fshatit Htasaberd,” tha nja burim armen për AFP.

Nga ana tjetër, Baku njoftoi se përplasjet u zhvilluan në zonën që i përkiste Azerbajxhanit sipas marrëveshjes nga nëntori, e cila i dha fund konflikteve dhe sipas së cilës pjesë të Nago-Karabakut të banuar nga armenë etnikë i përkisnin Azerbajxhanit, raporton Reuters.

Jerevani zyrtar njoftoi se forcat armene zmbrapsën përpjekjet për të hyrë në territorin që mbeti nën kontrollin e Nago-Karabakut.

“Provokimet nga Azerbajxhan vazhduan sot në drejtim të dy fshatrave në provincën Hadrut,” tha Ministria e Jashtme armene.

Paqeruajtësit rusë të vendosur në zonë nuk raportuan përplasje të mëdha, por konfirmuan një shkelje të armëpushimit.

Me marrëveshjen e paqes, Armenisë iu desh t’i dorëzonte Azerbajxhanit pjesë të mëdha të rajonit të diskutueshëm Nago-Karabak.

Marrëveshja, e nënshkruar me ndërmjetësimin e Presidentit rus Vladimir Putin, hyri në fuqi në 10 nëntor dhe zbatimi po monitorohet nga 2,000 trupa ruse.

Karabaku është një pjesë e njohur ndërkombëtarisht e Azerbajxhanit, por kryesisht e banuar nga armenë, të cilët deri vonë e kontrollonin atë, pas luftës së përgjakshme të viteve 1990.

Luftimet midis të dy palëve filluan më 27 shtator dhe Azerbajxhani pretendon se ka rifituar shumicën e zonave të humbura në luftën 1991-94. vit, në të cilin vdiqën rreth 30,000 njerëz.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re