Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një lidhje në skype për emisionin “Aktualitet” që moderohet nga Bejdo Malo ka folur për situatën politike në vend, prishjen e shtëpive në zonën e “5 majit” dhe krizën brenda PD-së.

Mediu nënvizon se është e paligjshme prishja e banesave dhe e paprecedent dhuna e ushtruar nga policia e shtetit. Gjatë fjalës së tij, Mediu i bëri thirrje Bashës dhe Berishës që të bashkohen pasi një opozitë e përçarë ia bën më të lehtë qeverisjen sipas tij “korruptive” Edi Ramës.

Opozita është përpjekur të jetë prezente në krah të banorëve të zonës së 5 majit, madje për herë të parë ka thirrur në parlament banorët dhe autoritetet për paligjshmërinë e policisë. Pa dyshim ka shumë insinuata për këto zhvillime por unë si kryetar i partisë Republikane për të respektuar pronën private e shikoj jo vetëm të dhunshëm por edhe të paligjshëm prishjen e banesave të shqiptarëve. Unë jam në krah të banorëve të cilët janë nxjerrë në rrugë të madhe sikur mos jenë qenie njerëzore, kjo është situatë e papranueshme. Ne shqiptarët strehojmë këdo që vjen këtu dhe shumë mirë kemi bërë edhe me qytetarët nga Afganistani por në radhë të parë duhet të mbrojmë shqiptarët dhe pronën e tyre. Në zonën e 5 majit policia i prishi shpinë pa të drejtë që s’duhet të ndodhë në një vend normal. Pra nuk kemi as Gjykata që t’i ndalojë.

Më vjen mirë që kërkohet Sabri Godo që unë e kam vlerësuar, nuk është më çështje personale por opozita duhet të jetë e unifikuar. Për fat të keq kemi një realitet jo normal. Kjo mungon sot në opozitë për fat të keq opozita po i tregon muskujt njëri tjetrin duke harruar që kemi të bëjmë me një shtet që punon për interesat e tyre personale.

Partia Republikane ka qenë dhe ngelet në opozitën e bashkuar nuk duam t’i bëjmë favor Edi Ramës. Ne i kemi propozuar grupit Berishës dhe Bashës të zgjidhin konfliktin dhe të përfshihet në një garë primare për tu futur në garë më kandidatë dhe populli të zgjidhte kandidatin e për kreun e PD-së. Unë i kam thënë Berishës dhe Bashë, jemi ul me Alibajn, jemi konsultuar me Dukën dhe Dulen dhe kemi marrë këtë qëndrim që mbajmë. Në morëm iniciativë që mos bëhemi pjesë e koalicioneve.

Sido që të marr unë pozicionin si kryetar partie, Partia Republikane dhe PD ka më shumë se 30 vite bashkë dhe janë bashkëudhëtarë. Unë nëse do të merrja një pozicion dhe nuk doja të përçaja as partinë republikane. Ne kemi vendosur që sipas gjykimit të tyre të votojnë kandidatin më të mirë. Nuk e bëj as për Berishën, as për Bashën sepse e bëj për bindjen time që nga 97’ Mediu nuk do ta përcajë PD-në. Unë nuk dua të bëhem pjesë e ndarjes por pjesë e bashkimit. Opozita duhet të bashkohet ku secila parti politike ka peshën e vet elektorale në një linjë opozitare. Nëse themi që Edi Rama është i korruptuar, si mund ta përballojmë duke qenë të ndarë dhe të pabashkuar?”, tha Mediu.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re