Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka rikthyer vëmendjen tek lagjen “5 maji” banorët e së cilës janë duke u përballur me policinë për shkak se sot është dita e fundit e ultimatumit për prishjen e banesave të tyre.

Nga Komisioni i Ligjeve, Alibeaj iu bëri thirrje avokatit të popullit të jetë pranë banorëve të zonës, ndërsa Klotilda Bushka iu përgjigj tha se ky shqetësim do tu përcillet organeve përgjegjëse për të marrë informacion.

Alibeaj: Do të doja të sillja në vëmendje ngjarjen qe po zhvillohet te “5 maj”.
Alibeaj: Është në detyrimin e këtij komisioni të monitorojë sjelljen e shtetit, i bëjmë thirrje edhe avokatit të popullit të jetë pranë banoreve për të kuptuar situatën.
Bushka: Ne kemi në varësi komisionin për të drejtat e njeriut por nuk mund te dalim me verdikt. Na duhet informacion në lidhje me këtë çështje, do bëjmë një kërkesë për informacion në organet përkatëse për të marrë informacion sapo të mbaroj kjo mbledhje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re