Një banore e “Njësisë 5” ka folur nga komisariati ku është shoqëruar bashkëshorti dhe djali i saj të cilët kundërshtuan forcat e policisë dhe IKMT për prishjen e banesës së tyre.

Gjatë një prononcimi për mediat, banorja thotë se banesën e kishte me certifikatë pronësie dhe në proces gjyqësor të hapur por IKMT sot ka shembur banesën.

“Nuk kishim as armë asgjë me vete, rezistuam të mbronim pronën që kemi investuar 30 vite. Ne jemi në proces gjyqësor, nuk kemi vendim nga IKMT, nuk prisnin dot vendim gjykate këta. Ne nuk kemi bërë kontratë qiraje, as për bonos qiraje, nuk kemi rënë dakord thjesht na ka ardhur një njoftim. Ne jemi 3 kurorë në shtëpi. Policia nuk ka ardhur gjatë gjithë këtyre muajve, përveç atyre që sjellin njoftime. Kisha njoftim të paligjshëm, nuk prishet një shtëpi me certifikatë pronësie, kanë shoqëruar burrin në fillim pastaj djalin, unë me vajzën dolëm vetë sepse nuk do të bëjmë luftë m,e shtetin”, tha banorja.

Kujtojmë që ditën e sotme djali i kësaj familje u lidh me pranga në ballkonin e shtëpisë duke bërë rezistencë por forca të shumta policie e tërhoqën me dhunë dhe më pas e shoqëruan në komisariat.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re