Skip to content

Prishja e krushqisë, policia e Korçës “blindon” dy familjet nga frika e hakmarrjes

Policia e Korçës ka ndërmarë masa sigurie pas plagosjes me sopatë të 25 vjeçarit Aleksandër Maksuti nga ish vjehrri I tij Nizami Bezat, për të shmangur konfliktin e mëtejshëm ndërmjet dy familjeve.

 

Forca të policisë janë urdhëruar të kryejnë kontrollin në vendin e ngjarjes, duke qëndruar në gadishmëri për çdo situatë, sepse dy familjet janë edhe fqinje me njëra- tjetrën.

 

Nuk saktësohet se nga cila anë vjen rreziku I hakmarrjes, por në këtë rast e dëmtuar është familja Maksuti, pjestari I së cilës u qëllua me sopatë dhe ndodhet në rrezik jete.

 

Policia duket se ka marë në mbrojtje familjen e 54 vjeçarit Nizami Bezat, I cili si autor I plagosjes së ish dhëndrit të tij u ndalua për hetime të mëtejshme të ngjarjes.