
Deputetja socialiste Pranvera Resulaj e ftuar në “Fax News” ka folur për prishjen e negociatave mes PS-së dhe PD-së për zgjedhjen e emrit të Presidentit të ri.
Resulaj theksoi se prishja e negociatave sipas saj është një alibi e PD-së që po përdore për të justifikuar problemet dhe përçaren e opozitës.
Prishet marrëveshja PS-PD? “Opozita do të gjejë një kundërpërgjigje për veprimet e veta të paorganizuara. Ne e dimë me situatën që ndodhet PD dhe nuk çuditet askush nga veprimet e pakontrolluara të saj. Balla është i mandatar nga grupi parlamentar ashtu si dy kolegët e tij për të drejtuar procesin e koordinimit të veprimeve me opozitën për zgjedhjen e presidentit i cili deri tani nga PS ka ecur në rrugën që dikton Kushtetuta. Veprime të pakontrolluara dhe të çoroditura të opozitës nuk mund të jenë faturë për PS dhe për mazhorancën e cila po respekton Kushtetutën duke ndjekur procesin.
Alibeaj ka propozuar disa emra, përse nuk janë pranuar nga mazhoranca ? “Nuk është mazhoranca që pranon emrat por këtu është një procedurë që Kushtetuta parashikon që opozita të propozojnë emrat që do të vinin deri ditën e diel së bashku me firmat, kjo ishte ajo që parashikonte procesi.
Rithemelimi akuzon mazhorancën që keqpërdor PD për një marrëveshje farse – “Marrëdhënie e prishur nuk është mes PS dhe PD, por është një marrëveshje e prishur mes tyre. Asnjë shqiptar nuk çuditet që grupi i Rithemelimit përdor akuzë të tillë për të stimuluar grupin e tyre që kanë përballë pasi janë të copëtuar por ky është problemi i tyre. PS është duke ndjekur atë që dikton Kushtetuta atë që gjithë shqiptarët presin një president konsensual. Nëse Mazhoranca është në të drejtën e saj të përdorë linjën e saj politike për të dalë fituese kjo është inteligjencë e kësaj partie. Nuk ka vend për keqpërdortim i një grupi të caktuar. Në këto bisedime u bënë që të respektonim Kushtetute por problemi që kanë përfaqësues të opozitës janë mes tyre sesa frika se po përdoren nga mazhoranca”, tha Resulaj.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb



