Një artist zviceran ka kompozuar një këngë për prishjen e Teatrit Kombëtar, ngjarje që e konsideron të gabuar.
Tepër i indinjuar Marco Zappa, këngëtar i njohur nga Zvicra që këndon në gjuhën italiane, i ka kushtuar një këngë shembjes, që ka provokuar protesta të udhëhequra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
“Atë natë të shtune, përse?”– titullohet kënga që trajton shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, një pasuri kulturore kombëtare.
Në tekstin e këngës, ndër të tjera, thuhet se “u shkatërrua në mënyrë të pabesë historia”.