Skip to content

Prishja e Teatrit Kombëtar, këngëtari zviceran i indinjuar kompozon këngë për ngjarjen (video)

Një artist zviceran ka kompozuar një këngë për prishjen e Teatrit Kombëtar, ngjarje që e konsideron të gabuar.

Tepër i indinjuar Marco Zappa, këngëtar i njohur nga Zvicra që këndon në gjuhën italiane, i ka kushtuar një këngë shembjes, që ka provokuar protesta të udhëhequra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

“Atë natë të shtune, përse?”– titullohet kënga që trajton shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, një pasuri kulturore kombëtare.

Në tekstin e këngës, ndër të tjera, thuhet se “u shkatërrua në mënyrë të pabesë historia”.