Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga kjo e enjte kanë hequr barrierat tregtare për disa prodhime eksporti dhe importi i mallrave mes dy vendeve zhvillohet pa pengesa.

 

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës në fillim të muajit gusht kishte ndaluar importin e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia e Veriut si përgjigje ndaj vendimit të autoriteteve maqedonase për ndalimin e eksportit të rasatit të peshkut nga Kosova.

 

“Edhe pse me një javë vonesë, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë së Kosovës ka dorëzuar programin për zbatimin e monitorimit aktiv dhe pasiv të peshqve dhe vezëve të tyre dhe në përputhje me këtë, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë e Maqedonisë së Veriut përsëri e ka vendosur Kosovën në listën e vendeve nga ku mund të importohen produkte te peshkut nga Maqedonia e Veriut, dhe me këtë edhe Kosova ka hequr ndalimin e importit të patateve dhe mjaltit në vendin tonë. Tanimë janë hequr plotësisht pengesat e krijuara nga të dy palët”, ka deklaruar Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Ndër të tjera ministri Bekteshi ka theksuar se Maqedonia e Veriut nuk do të bëjë kompromise kur bëhet fjalë për standardet që duhet të plotësohen në bazë të rregullativës evropiane.

 

Heqja e barrierave tregtare erdhi edhe si rezultatet i presioneve të afaristëve të cilët thanë se dy qeveritë duhet të rishqyrtojnë vendimet pasi ato ndikojnë negativisht në zhvillimin e bizneseve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re