Prishtina luajti sot ndeshjen e parë kualifikuese të raundit paraeliminator të Europa League-s.

Nënkampionët e Kosovës kanë marrë një barazim të çmuar 1-1 në fushën e Europa FC, rezultat i shkëlqyer para kthimit në Kosovë. Ndoshta emri i vogël i kundërshtarit bën të mendohet se ishte një ndeshje e lehtë, por ekipet e Kosovës nuk kanë ende eksperiencë ndërkombëtare.

Skuadra e Mirel Josës u mposht në 45 minutat e para nga skuadra nga Gjibraltari, me golin që është shënuar në limitet e fraksionit të parë nga ana e Karrenos me 11-metërsh.

Gjithsesi, bardheblutë reaguan shumë mirë, duke barazuar në minutën e 50-të me Korenicën./Berati.TV

Europa FC 1-1 FC Prishtina

Shënues: Karreno 45’(pen)/Korenica 50’

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re