Elbasan Arena duket se sjell fat për Prishtinën. Pasi fituan ndeshjen e parë ndaj kampionëve të San Marinos, Folgore, këtë herë të besuarit e Zekerija Ramadanit ia dalin ndaj skuadrës nga Andora Inter Escaldes me shifrat 2-0, përballje e vlefshme për turin paraeliminator të Ligës së Kampionëve. Kjo është e para herë për skuadrën e Prishtinës që arrin në këtë tur.
Një pjesë e parë që udominua nga skuadra e Prishtinës. Goli do të vinte në minutën e 45’ me Endrit Krasniqi.Skuadra drejtuar nga Zekerija Ramadani mund të kishte dyfishuar shifrat në këtë fraksion,nëse Kryeziu mund të ishte treguar më i shpejtë. Në pjesën e dytë Prishtina gjeti avantazhin e dyfishtë në minutën e 58’ përsëri me Krasniqin që ishte futbollisti i ndeshjes.
Pas kësaj fitoreje, skuadra kryeqytetase do të gjejë në turin e parë eliminator skuadrën e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Myrto Uzunit, Ferencvaroshin. Skuadra hungareze do të jetë pritëse në datën 6 ose 7 korrik ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet në 13 ose 14 korrik.
…
/faxweb