Ish-kryeministri dhe ish-lideri demokrat Berisha ka hasur një pengesë në lirinë e tij për të etiketuar ata të cilët nuk janë me të, duke i gjykuar konspirativisht mbi të gjitha. Një prej tyre është Baton Haxhiu.

Në një intervistë për RTK Prime, ai e sulmoi gazetarin dhe analistin e njohur kosovar duke e quajtur si zakonisht “Baton Stanishiçi”. Por ndryshe nga mediat në Tiranë, në Prishtinë është tentuar të mos i lejohet kjo për arsye etike.

Gazetari që e intervistonte e ka ndërprerë duke thënë që mos ta cilësonte si të tillë pasi janë kolegë.

“Baton Stanishiçi, Njeriu që gjatë luftës në Kosovë u shpall i vdekur nga shtabi i Stanishiçit….”

“Meqë e kemi kolegë do ju lutesha ta ruajmë nga këto cilësime”, ndërhyri gazetari.

“Mundësisht përcillja këto mendime të mijat shikuesve të Kosovës”, vijoi Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re