Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe ai demokrat Saimir Korreshi janë përfshirë në një debat për çështjen e bujqësisë.

Në Parlament, dy ligjvënësit kanë replikuar me njëri – tjetrin. Braçe u shpreh se në Lushnje ka demokratë “që kanë përfituar më shumë se socialistët”.

Nga ana tjetër, deputeti i PD u shpreh se ka kërkuar komisioni hetimor për të verifikuar fondet e IPARD-it.

Debati

Braçe: Kur shkohet në fshat nuk i kërkohet teser partie kujt. Se në fakt ka në këtë sallë edhe demokratë që janë më shumë socialistë se demokratë. Ajo që do thosha fenomenet natyrore nuk kanë lidhje me qeverinë. A po detyra e qeverisë është që të adresojë ndryshimet klimatike, efektet që vijnë prej tyre. Kur njëri këtu në sallë merret shalqinin dhe i fuste kastravecin brenda unë këtu kam folur për efektet e ndryshimeve klimatike. E dyta, nëse ka në këtë sallë akoma njerëz që ky ishte vit i keq bujqësori, nuk i ndihmoj dot. Ka militantë partie që thonë që edhe morëm lekë, edhe nuk morëm leke. Në komisione jemi po të doni hajde shkojmë tek njerëzit dhe i pyesim, sesi kanë ndalë nga pikëpamje ekonomike. Ka një problem me grurin, me grumbulluesit e grurit, me kartelin e grurit që fillon tek unaza e Lushnjes, me kryetarin e grup seksionit të Lushnjes, të kësaj PD zyrtare dhe që mbaron këtu në Tiranë. Nëse nuk shpërbehet ai kartel gruri kështu do shkojë. Nga gruri do vazhdojnë edhe me ministrin. Kujt nuk i pëlqyen takimet në Lushnje, apo kujt nuk i ka pëlqyer shalqini, rrushi e kështu me radhë le të presin sezonin e preshit se është shumë pranë.

Korreshi: Mirë është të kishe dalë nga këneta e Karavastasë sepse ka 12 vjet që po ‘rruhen’ leket dhe nuk është derdhur asnjë në buxhetin e shtetit. Ne kemi kërkuar komision hetimor dhe të shohim sa lushnjarë do dalin atje. Të vijë të verifikojë ministra, kush ka marrë nafta dhe kush jo. Unë pse iku ministrja e Bujqësisë unë nuk e kam as me preshin dhe as me sallatorin. Po me kryetar grup seksionesh dhe me seksione hajde bir ku dalim. Se kryetari i bashkisë Divjakë që ti reklamoje kishte gjithë ata çuna daje dhe xhaje. Kështu që po deshe me emra flasim. Unë kam kërkuar komision hetimor për verifikim të fondeve të Ipard 2 dhe 3, kush i ka ‘rruajtur’ lekët

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re