Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka dalë në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të procesit të votimit. Ai është shprehur i kënaqur për mënyrën si janë zhvilluar këto zgjedhje, edhe pse pritshmëritë ishin për një pjesëmarrje më të lartë. Por kushtet e vështira atmosferike, e kanë pamundësuar këtë, tha Gjiknuri.

Gjiknuri i bëri thirrje komisionerëve që të mos intimidohen nga deklaratat politike, por të vazhdojnë me procesin e numërimit.

“Sic ju e keni ndjekur procesi ka shkuar mirë, me pak probleme për shkak të kushteve natyrore. E rëndësishme është që procesi vajti siç duhet. Qytetaret ushtruan të drejtën e tyre.

Prisnim një pjesëmarrje me të lartë, por jemi në kushte të vështira atmosferike. E rëndësishme është që të gjithë e ushtruan të drejtën e tyre dhe asnjë nuk u pengua. Shumë shpejt qytetarë do të njohin kryetarin e tyre të bashkive.

I bëj një thirrje komisionerëve që të ushtrojnë detyrën deri në fund, të mos intimidohen nga deklaratat politike. Ata nuk duhet të tuten por të vazhdojnë procesin e numërimit deri në fund.

Në Vorë presim që shumë shpejt të kemi rezultatin për shkak edhe votimi ishte elektronik”, tha Gjiknuri.

Më tej Gjiknuri u shpreh se PS do të pranojë çdo rezultat të këtyre zgjedhjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re