Skip to content

Pritej të dëbohej pas zgjedhjeve, sekretari i Mbrojtjes në ShBA bën gati letrën e dorëheqjes. Cili është vendimi që do marrë Trump?

Sekretari i Mbrojtjes i ShBA Mark Esper ka përgatitur një letër dorëheqjeje, ndërsa Amerika po pret rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

Media amerikane NBC News përmendi tre zyrtarë aktualë të mbrojtjes duke thënë se Esper përgatiti letrën “sepse ai është një nga zyrtarët e kabinetit që pritej të dëbohej pas zgjedhjeve”.

Shefi i mbrojtjes ka qenë prej kohësh në kundërshtim me Donald Trump, thonë raportet ë shumta, përfshirë edhe përdorimin e Gardës Kombëtare nga Trump për ti dhënë fund protestave. NBC News tha se Esper po ndihmon anëtarët e Kongresit të hartojnë legjislacionin për të hequr emrat e udhëheqësve të Konfederatës nga bazat ushtarake.

Mbetet për tu parë nëse Presidenti vendos të pranojë letrat e dorëheqjes pasi procesi zakonisht ndodh kur rezultatet e zgjedhjeve të jenë të qarta.

Presidenti ka thënë vazhdimisht se ai nuk mbështet ndryshimin e emrave të bazave ushtarake edhe pse Esper dhe kryetari i shefave të përbashkët të shtabit janë shprehur të hapur ndaj kësaj ideje. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb