10 kamera të tjera sigurie që i shërbenin grupeve kriminale në Vlorë dhe Delvinë u hoqën nga policia këtë të premte.

 

Pajisjet përgjuese ishin instaluar në shtylla të ndryshme elektrike, kryesisht në lagjet “Pavarësia”, “29 nëntori” dhe “28 nëntoria”. Kamerat e sigurisë dyshohet se ishin të lidhura me celularë dhe përdoreshin për të monitoruar lëvizjet në këto hapësira.

 

Mësohet se hetimet kanë nisur për 4 persona. Deri më tani, numri total i kamerave të hequra në Vlorë arrin në 26.

 

Tre kamera sigurie u hoqën dhe në Durrës, në lagjen numër 8. Pajisjet që u çmontuan ishin gjithashtu të lidhura me aparate celularë ndërsa nën hetim nga uniformat blu janë tre persona.

 

Aksioni “Fijet” u shtri dhe në Korçë ku u zbuluan 6 kamera të vendosura në mënyrë të paligjshme dhe kanë nisur hetimet për 6 persona.

 

Në këtë qark në total janë çmontuar dhe sekuestruar në total 54 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 20 shtetas.

 

Deri më tani janë hequr mbi 500 kamera sigurie, ndërsa mes personave nën hetim ka dhe pjesëtarë të grupeve të ndryshme kriminale. Por përveç hetimeve në gjendje të lirë, policia nuk ka arritur të shkojë deri tek serverët e këtyre pajisjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re