Skip to content

Pritën gjithë natën në kufi, qytetarët e bllokuar në Kapshticë kalojnë drejt Greqisë. Sërish radhë emigrantësh e mjetesh

kapshtice 1

Pas shumë orësh pritje emigrantët shqiptarë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, kanë kaluar në anën tjetër të kufirit së bashku me një pjesë të qytetarëve të mbërritur orët e para të mëngjesit të sotëm, duke plotësuar sërish kuotën e 300 personave.

Siç raporton News 24 duke qenë se kuota u plotësua, qytetarë të tjerë vijojnë të qëndrojë të bllokuar në këtë pikë të kalimit, ndërsa është krijuar dhe radhë e gjata automjetesh.

Po ashtu mësohet se policia ka ngritur dy postblloqe në aksin që të çon drejt pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.