Një çift bashkëshortësh nga Skrapari dhe komshija e tyre,një vajzë 22-vjeçe që sapo kishte ardhur nga Italia janë nisur pasditen e të hënës me urgjencë drejt Tiranës. Vajza ishte kthyer disa ditë më parë nga Italia dhe ishte komshi në Skrapar me çiftin e bashkëshortëve,të moshës 45 dhe 47-vjeç.

Ata kanë qënë të tre me temperaturë të lartë dhe bllokim në rrugët e frymëmarrjes.

Pacientet kanë qëndruar disa ditë në Spitalin e Skraparit dhe me pas janë nisur me ambulanca në QSUT Tiranë, për verifikim të situatës së tyre dhe marrjen e analizave që do të saktësojnë nëse kemi të bëjmë apo jo me raste koronavirusi.

Përveç tre rasteve të nisura nga Skrapari drejt QSUT-së Tiranë mesditën e sotme,një tjetër rast me simptoma të njëjta është nisur në QSUT nga Spitali Rajonal i Beratit. Lajmi konfirmohet nga drejtoresha e Spitalit të Beratit,Edlira Shkëmbi,e cila ka pohuar se,rasti me temperaturë të lartë dhe vështirësi në rrugët e frymëmarrjes ishte nga Skrapari dhe pasi u mbajt disa orë në Spitalin e Beratit ku u trajtua dhe ju morën tamponet, u dërgua me ambulancë në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re