Reshjet te dendura shiu kanë përfshirë vendin si dhe kanë ngritur alarmin për përmbytje.

Bashkia e qytetit te Vlorës, përmes faqes zyrtare ben thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme me makinë, pasi reshjet do të vijojnë të dendura dhe si pasojë mund të ketë përmbytje.

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë!

Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!

Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re