Këtë fundjavë vendi pritet të “pushtohet” nga reshje të dendura shiu. Për këtë arsye, Agjencia e Mbrojtjes Civile u bëri thirrje prefekturave të Shkodrës, Lezhës, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës që të marrin masa. AKMC, që është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, kërkoi që ketë një informim të qytetarëve dhe të qëndrohet gati në raste përmbytjesh.

 

“Sipas IGJEUM, në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu. Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim. Apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale. Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë. Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje. Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku. Kaloni në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal. Forcave të Armatosura dhe Policisa Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave.”

 

Sipas meteorologëve, muaji shtator do të mbyllet me reshje shiu dhe temperatura të freskëta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re