Liverpooli ka njoftuar se Tiago Alcantara ka rezultuar pozitiv me CODIV-19. Lojtari 29-vjeçar mungoi në derbin ndaj Arsenalit në këtë të hënë, derisa kishte simptoma të vogla dhe shëndeti i tij është i mirë.

The Reds bëjnë të ditur se Alcantara ka shkuar menjëherë në vetëizolim dhe tani do të testohen edhe lojtarët e tjerë. Spanjolli kishte kontakte me pjesën tjetër të skuadrës dhe dyshohet se mund të rritet numri i të infektuarve.

Alcantara do të qëndrojë për 14 ditë në vetëizolim derisa të kalojë situatën me coronavirus.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re