Edhe në dy dëshmitë e fundit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Emiljano Shullazi, nuk rezulton se njihet nga dëshmitarët të cilët më herët kishin akuzuar bandën e tij për gjobvënie dhe tritol. E fundit ishte e biznesmenit nga Lushnja, i cili ndryshoi dëshminë e tij në Gjykatë.
 
Adriatik Kërçuku, biznesmeni i duraluminit në Lushnje, pati thënë gjatë hetimeve se kishte  folur me Shullazin në telefon dhe ky i fundit e kishte kërcënuar. Pas kësaj në biznesin e tij shpërtheu një sasi tritoli. Gjatë dëshmisë së kësaj të marte biznesmeni tha se Shullazin nuk e njeh dhe se me personin kishte folur vetëm në telefon.
 
“Vetëm folëm në telefon e më tha takohemi ne Tiranë, por s’më dha ndonjë numër, pasi foli me numrin e rojes së firmës time. Unë isha ne Durrës.”
 
E për t’u siguruar se diçka e tillë ishte e vërtete dëshmitari u pyet dhe nga vetë Emiljano Shullazi nëse e njihte, ndërsa ky i fundit tha se nuk e kishte parë asnjëherë. Kjo është dyta dëshmi pas asaj të truprojës së biznesmenit Ylvi Beqja, i cili tha të njëjtën histori se nuk e njeh personalisht Shullazin, por biznesmeni i kishte treguar që janë me fat që kanë në krah atë.
 
Në seancën e radhës pritet dëshmia e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri drejtorit të policisë Haki Çako rektorit Mynyr Koni, Dhori Kule e Shezai Rrokaj.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re