Vaksinat e premtuara nga Pfizer nuk kanë ardhur akoma ku pritej që vaksinat të vinin në javën e tretë të janarit.

E ftuar në Open, doktoresha Mira Rakacolli tha se vaksnimi vazhdon me vaksinën Pfizer dhe se qeveria vazhdon të komunikojë me kompaninë për ardhjen e vaksinës.

“Vaksinimi po vazhdon, me Pfizer. Është e sigurtë doza e dytë për ata që kanë marrë dozën e parë. Nuk do të ketë ndërprerje. Kemi komunikuar me Pfizer. Nuk ka thënë deri më tani se nuk do ta respektojnë kontratën. Do të vijnë edhe në Shqipëri, si pjesën tjetër të botës. Ne Pfizer nuk na ka thënë që nuk do t’ua sjell”- tha Rakacolli.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re