Guvernatori i Bankës së Shqipërisë mohon çdo mundësi që ekonomia do të bjerë në recesion si pasojë e rritjes së normës bazë të interesit.

 

 

 

Gent Sejko tha se politika monetare është i vetmi mekanizëm për të frenuar inflacionin.

 

 

 

Në workshopin për kërkimet ekonomike të organizuar nga Banka e Shqipërisë, u tha se pavarësisht rritjes së normës bazë të interesit, ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet, ndërsa banka do të vijojë punë për objektivin e saj, që është stabiliteti i çmimeve, nga të cilat janë goditur më së shumti shtresat me të ardhura të ulëta.

 

 

 

Edhe më herët, banka ka dhënë sinjale se norma bazë do të rritet më tej dhe se parashikimet janë që të ketë edhe një rritje të mëtejshme gjatë muajit dhjetor.