Skip to content

Pritet votimi përfundimtar për shkarkimin e Metës: Kuvendi miraton raportin e Komisionit Hetimor me 104 vota pro dhe 7 kundër

Raporti i Komisionit Hetimor  për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është votuar me 104 pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme.

Ndërkohë që pritet edhe votimi nominal, me kuti, i deputetëve për shkarkimin e presidentit.

Seanca e ditës së sotme dhe votimi që do të rrjedh prej saj, do të lërë topin në fushën e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të Kushtetues nga Ilir Meta.

Një tjetër vendim i Kushtetueses është edhe nëse këtë çështje do e cilësojë prioritare dhe do e shqyrtojë jashtë radhe, apo do vendoset në radhe pritjeje, bashkë me 180 çështje të tjera që pritet të gjykohen.