Emri i Phillip Blanks tashmë është i ekspozuar në mediat më të mëdha botërore dhe jo për karrierën e tij sportive por për një heroizëm të bërë së fundmi. Ai kishte pritur pasime të panumërta në karrierën e tij sportive, duke qenë se kishte luajtur futboll amerikan, por asnjë prej tyre nuk mund të krahasohet me pritjen që bëri javën e shkuar.

Kati i tretë i një pallati u përfshi nga flakët, ndërsa brenda apartamentit në Phoenix të SHBA ndodhej edhe një fëmijë i cili në rrethana të pashpjegueshmë ‘flutori’ nga ballkoni dhe ra në krahët e Blanks. Mediat flasin se fëmijën e hodhi e ëma për ta shpëtuar, ndërsa pritja ishte më shumë instiktive.

“Bëra punën time. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, di vetëm që vrapova dhe as nuk e pashë fëmijën”, rrëfeu ish-sportisti për mediat amerikane. Pikërisht ky moment u kap në një video, në të cilën 28-vjeçari shfaqet teksa vrapon dhe pret fëmijën vetëm pak çaste përpara se të prekte tokën.

Fëmija që ra në krahët e sportistit ishte një 3-vjeçar dhe motra e tij 8-vjeçare të cilët fatmirësisht arritën t’i shpëtonin flakëve, por ndodhen në spital për shkak të plagëve të marra. Nëna e fëmijëve nuk mund të mbijetonte dhe gjeti vdekjen si pasojë e zjarrit.

Momenti kur nena hedh femijen ndersa vete nuk doli e gjalle prej aty

Blanks tregoi se kishte dëgjuar zhurmë dhe kishte dalë të shikonte se çfarë po ndodhte, pa patur kohë as të vishte këpucët. Në atë moment pa gruan që po tentonte të hidhte të birin nga ballkoni. Blanks kishte luajtur futboll në gjimnaz, në Kalamazoo Central High School në Michigan, më pas në Kalamazoo Valley College, përpara se të shkonte në Saddleback College në Mission Viejo, California. Ai kishte qenë gjithashtu pjesë e Marinës Amerikane, ku tha se ishte përgatitur për të qenë gjithmonë vigjilent dhe i disiplinuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re