Presidenti Bajram Begaj mbajti fjalën e tij në Pallatin e Brigadave, ku u zhvillua ceremonia zyrtare e pritjes së 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Fokusi i fjalimit të kreut të qeverisë ishte interesi kombëtari, që sipas të cilit duhet të udhëheq çdo ligjvënës.

 

Ai bëri thirrje që deputetët të mos lejojnë të udhëhiqen nga mllefi, por të punojnë kokëulur për të mirën e vendit.

 

“Me reformën zgjedhore duhet të sigurohet edhe vota e emigrantëve. Shqipëria nuk ndërtohet me indiferentizëm dhe pasivitet. Bëj thirrje për përfaqësuesit e shqiptarëve në Kuvend që kokëulur të punojnë për një Shqipëri që sundohet nga ligji. Në jetën tuaj paralmentare të udhëhiqeni nga interesi kombëtar, nga respekti dhe jo mllefi dhe mbi të gjitha nga përgjegjësia mbi të ardhmen”- u shpreh Begaj.

 

Shqipëria është veshur kuqezi për festën e Flamurit, teksa politikanë të ndryshëm kanë ndarë urimet dhe mesazhet e tyre në këtë ditë të shënuar për kombin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re