Pas dy viteve të zymtë në sektorin e turizmit, bizneset e fushës shohin dritë në fund të tunelit. 2022 duket se do të jetë sezoni më I mirë I të gjitha viteve, pavarësisht luftës Rusi-Ukrainë.

 

Në se s’do të ishte lufta ky do të ishte sezoni I më I madhe si në numra ashtu dhe në të ardhurave. Por edhe me këtë situatë pritshmëritë tregojnë se ky sezon do të jetë më I mirë se 2019. – shprehet Besnik Vathi, turoperator.

 

Janë disa arsye ku mbështetet ky optimizëm. Janë gati trefishuar destinacionet që lidhin Shqipërinë me shumë vende, ndërsa çmimet janë bërë më të leverdishme. Edhe vizat janë hequr për turistët që vijnë nga shumë vende që deri dje ishte një pengesë. Për këto arsye nuk do të ndihen në treg mungesa e turistë Rus dhe Ukrainas

 

Unë mendoj se pesha specifike e këtyre turistëve që vijnë nga vëndet në konflikt nuk është e madhe. Hapja që po I bëjmë në si treg turistëve që vijnë nga lindja e mesme pa viza si dhe destinacionet e shumta në Rinas janë një sinjal I mirë që mungesa e tyre nuk do të ndihet në vend.

 

Turistët rus mbajnë një peshë specifike, për tregun turistik në Turqi. Ndaj mungesa e tyre gjatë këtij sezoni mund të sjellë paketa më të leverdishme për shqiptarët që duan të zgjedhin këtë destinacion pushimesh

 

Pas heqjes së kufizimeve të pandemisë si dhe reduktimit të çmimit të biletave ajrore, aeroporti I vetëm në vend ka shënuar një rritje prej 135 % krahasuar me para pandeminë, çka është një tregues që qytetarët  që përdorin masivisht këtë aeroport.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re