Një raport nga shkencëtarët amerikanë mbi një vaksinë të njëhershme të koronavirusit, të quajtur Johnson & Johnson, konfirmoi se ajo është e sigurt dhe efektive.

Ajo është në rrugën e duhur për t’u bërë vaksina e tretë e kronavirusit e aprovuar në Shtetet e Bashkuara dhe ka shumë të ngjarë në ditët e ardhshme, shkruan BBC.

Kjo vaksinë do të ishte një alternativë më e efektshme për Pfizer dhe Moderna, pasi jo domosdoshmërisht duhet ë ruhet në frigorifer.

Kompania belge Janssen, e cila u themelua nga gjigandi farmaceutik, thotë se të dhënat tregojnë se ky produkt është efektiv në shtatë simptoma.

Gana pritet të jetë vendi i parë që merr këtë vaksinë përmes iniciativës së shpërndarjes së vaksinave COVAX.

Një dokument i shkurtër i lëshuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) jep më shumë detaje sesa të dhënat që Janssen i dha rregullatorit.

FDA ka arritur në përfundimin se vaksina Johnson & Johnson ka një predispozitë më të mirë për lehtësimin e simptomave dhe sëmundjeve.

Të dhënat tregojnë se kjo vaksinë është më shumë se 85 për qind më e efektshme në parandalimin e sëmundjeve të rënda, por gjithashtu se është vetëm 66 për qind efektive për të gjitha llojet e rasteve, ku përjashtohen raste më të lehta kur bëhet fjalë për të tilla pas 28 ditësh të vaksinimit.

Një komitet i jashtëm i shkencëtarëve do të takohet të premten për të shqyrtuar nëse FDA duhet të miratojë vaksinën, për shkak të një rritje të mundshme të disponueshmërisë së vaksinave në Amerikë.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar zyrtarisht se administrata ka në plan të shpërndajë të paktën 3 milion kopje të vaksinave Johnson & Johnson javën e ardhshme dhe se ajo duhet të marrë aprovimin e FDA.

Kompania tha se plani është të dorëzojë 20 milion kopje deri në fund të marsit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re