Mjeku Erion Dasho ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama se në Itali, spitalet private janë të lidhura me farmacistë për të shitur ilace. Në një shkrim në Facebook, Dasho thotë se akuza ndaj atyre që bëjnë teste është njësoj si ti thuash qeverisë që nuk bën testime se është lidhur me kompanitë funerale.

“Të akuzosh ata që kërkojnë më shumë teste se janë të lidhur me industrinë farmaceutike, është sikur të akuzosh qeverinë se nuk bën teste pasi është lidhur me kompanitë e funeraleve…”, shkroi Dasho.

Në një tjetër reagim në Facebook, ngre dyshimet se qeveria lejon klinikat dhe laboratoret private të kryrjnë testime pasi kanë normë fitimi deri në 1000%.

“Kryeministri deklaron se ka “mendime” se ata që kërkojnë rritjen e numrit të testeve janë të lidhur me biznesin farmaceutik.

A ka dikush ndonjë “mendim” se qeveria nuk teston pasi mund të favorizojë klinikat dhe laboratorët privatë të cilat i lejon të ofrojnë teste me norma fitimi deri në 1000% (një mijë përqind)??!!”, shkroi Dasho.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re