Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe paralajmëroi votën kundër në Kuvend për një tjetër projektligj të mazhorancës së tij qeverisëse. Në diskutimet gjate seances per projektligjin për privatëzimin e ndërmarrjeve bujqësore, Braçe deklaroi se nuk do të votojë pro me argumentin se qytetarët nuk mund të paguajnë me të njëjtat çmime sikurse në periudhen 1992-1996. Nga ana tjetër ai ngriti si problematikë mungesën e hapësirave publike për sektorin bujqësor.

 

“Unë ligjin nuk do ta votoj sepse unë mendoj që njerëz që kanë privatizuar ndërmarrje bujqësore nuk mundet që të paguajnë sot me çmimet 92-96 me këto çmime. Na duhen hapësira publike. A e dini që në Myzeqqe nuk thajnë dot grurin e tyre. Kush nuk ka paguar para që nga 92- deri më sot, s’ka pse përfiton nga këto prona. Ne me buxhetin e shtetit kemi caktuar 3.9 miliardë ndihmë për bujqësore dhe qeveria s’ka nxjerrë asnjë. Shikoni ciklet e bujqësisë, nuk mundet që bujku të rri të presin vendimin e Bujqësisë të punojnë tokën. Bëni ç’është e mundur ta bëni këtë. Nëse ua japim prapë paratë në dhjetor nuk ka asnjë lloj çështjeje.”- thotë Braçe.

 

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kërkoi përfundimin e privatizimit për 1,500 objekte që i përkasin ish-ndërmarrjeve bujqësore. Për disa nga këto objekte ka përfunduar vetëm procesi I likuidimit, ndërsa për disa të tjera është nënshkruar kontrata e shitjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re