Deputeti i PD, Flamur Noka ka publikuar disa dokumente lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, për të cilin është arrestuar Jamarbër Malltezi, ndërsa për ish kryeministri Sali Berisha dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes.

Në dokumentet e postuara në Facebook, Noka shkruan se lejen për kalimin nga kompleks sportiv në truall ndërtimi, e ka dhënë Edi Rama, i cili asokohe ishte kryebashkiak i Tiranës.

“Heqjen nga kompleks sportiv dhe kalimin në truall të pronës së Ish klubit Partizani (pronë e vjetër e 5 Familjeve të mëdha të Tiranës)e ka dhënë Edi Rama …Lejen e ndërtimit Jamarbër Malltezit ja ka dhënë Edi Rama  e jo Sali Berisha…Këtë dokument prove zonja Millona është kujdesur ta zhduk nga dosja….Ja fotokopja e lejes Ndërtimit….  Provë e jo dokërr alla Millonai…”, shkruan Noka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re